Futboll Sport

“KAM VENDOSUR TË…”/ Unai Emery shpjegon pse iu tha “jo” milionave të Newcastle

‘Tërmeti’ i orëve të fundit me mundësinë e largimit të Unai Emery nga Villarreal dhe nënshkrimit me Newcastle United ka përfunduar me një fund të lumtur për interesat e skuadrës spanjolle. Mbrëmë, në agim, Emery i konfirmoi personalisht Fernando Roig se kishte vendosur ta refuzonte ofertën e ekipit anglez për të vazhduar drejtimin e “nëndetëses”.

Megjithatë, pak më parë ai kishte ngjallur dyshime, duke lënë hapur gjithçka. Në sallën e shtypit, pas fitores ndaj Young Boys, trajneri spanjoll u shpreh: Nuk thashë jo. Tani, pasi vendimi i tij ka dalë në dritë, trajneri ka publikuar një letër në rrjetet e tij sociale, drejtuar tifozëve të Villarrealit.

Në të, ai vlerëson interesimin e Newcastle, por thekson se ka qenë transparent me Roigs që në momentin e parë, duke inkurajuar gjithashtu tifozët që të vijnë në “La Cerámica” këtë fundjavë, kundër Getafe:

“Sado zhurmë të ketë pasur në një vend tjetër, brenda klubit ka pasur transparencë dhe besnikëri me familjen Roig, si dhe me stafin tim. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Jam mirënjohës për interesimin, por kam vendosur të qëndroj këtu”, – thuhet në deklaratë, ku sqaron se vendimin ia ka raportuar personalisht Fernando Roig.

Related posts

PAS “BOMBËS” SË MERKATOS NGA MORATTI/ Në Argjentinë janë të sigurtë: Inter e ka seriozisht, gati oferta për…

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Liverpool-Everton. Rezultati 5-2

Delo.autor

KUPA E AMERIKËS/ Messi shënon supergol në finale dhe “fut në xhep” trofeun e 44-t në karrierë

F.autor

Leave a Comment