Futboll Premier League Sport

ABSURDE/ Shansi i fundit për SON: MEDALJE E ARTË që t’i shpëtojë USHTRISË

Lotët e Son Heung-Min në Kupën e Botës ishin të dyfishta. Sw paro, kombëtarja e tij nuk ia doli që të kualifikohej, por gjithashtu edhe sepse kishte humbur një shans që të shmangte kryerjen e shërbimit ushtarak.

Rregullat për sportistët e Koresë së Jugut janë të qarta: ushtria shmanget vetëm për merita të larta. Një mundësi e pati në Rusi, por nuk ishte e mjaftueshme dhe tashmë kanë mbetur lojrat aziatike; vetëm medalja e artë do ta “shpëtonte” Son nga shërbimi ushtarak. 21 muaj në ushtrinë e Seulit me 100 euro në muaj, ndërkohë që tashmë, lojtari i Tottenham fiton 360 mijë euro. Ky kompeticion është aq i rëndësishëm për 28-vjeçarin, aq sa ka lënë Premier League. Drejtuesit e klubit e kanë lënë të lirë lojtarin e tyre, për këtë angazhim kombëtar, sepse nga kjo do të varet edhe qëndrimi i tij tek “Spurs”.

Gara për Son Heung-Min nuk ka nisur mirë, duke pësuar një humbje 2-1 kundër Malajzia – por dy fitoret e njëpasnjëshme i kanë dhënë mundësinë të kalojë në raundit tjetër. 28-vjeçari do të kthehet në Angli në 1 shtator…sigurisht nëse ai dhe shokët ia dalin që të marrin medaljen e artë.

Related posts

ZYRTARE/ UEFA ndan vazot për shortin e Kupës së Botës 2022, ja ku vendosen Shqipëria dhe Kosova…

Delo.autor

Skedina e ‘sigurt’ për sot, ja 5 ndeshjet që iu bëjnë me para

Q.Autor

E PABESUESHME/ Hoffenheim-Man City, shënohet dy gola për 8 minuta lojë

Isa.Autor

Leave a Comment