Futboll Sport

LEGJENDAT E MILANIT/ Wenger dhe WEAH, takim “nostalgjik” në shtetin afrikan

Arsene Wenger e harxhoi pasditen e dytë të udhëtimit në Liberi duke parë një ndeshje futbolli në krah të ish-futbollistit të tij, aktualisht president i Liberisë, George Weah. Ish-trajneri i Arsenal zbarkoi në Liberi të mërkurën, ku në fundjavë do të marrë çmimin e shtetasit të nderit pikërisht nga Weah.

Dy figurat e njohura të futbollit ishin në krah të njëri-tjetri gjatë ndeshjes së kampionatit vendas, zhvilluar të enjten në mbrëmje, në “Samuel Kanyon Doe Sports Stadium”, në periferi të Monrovia. Weah u mor nga Wenger te Monaco, në vitin 1988, kur ai luante me Tonnerre Yaounde. Tani ai do të vlerësohet nga ish-lojtari me titullin “Kavalier i Njerëzimit dhe Komandat i Madh i Kulturës dhe Civilizimit në Afrikë.”

Pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 2003, ish-sulmuesi i PSG dhe Milan, u fut në politikë dhe një vit më parë u zgjodh president i Liberisë.

Related posts

RINOVIMI I IBRAHIMOVIC NJË HAP LARG TEK MILANI/ Në Itali zbulojnë detajet e kontratës së re

Delo.autor

“Ekspert” i goditjeve të dënimit, ylli shqiptar “lë shenjë” në miqësore me LEVANTEN

Isa.Autor

Goli në 4 minuta/ HIGUAIN vendos rekord kuqezi duke mundur finalizimin e TAARABT

Isa.Autor

Leave a Comment