Futboll Premier League Sport

DUAN TË SURPRIZOJNË/ Manuel Pellegrini: West Ham ka dikë si PIRLO në skuadër

Manuel Pellegrini ka krahasuar Jack Wilshere me Andrea Pirlo, “legjenda” e futbollit italian që u bë një nga mesfushorët më të mirë të planetit me Milan dhe Juventus. Pirlo fitoi Kupën e Botës në vitin 2006, Champions League dy herë dhe gjashtë herë titullin në Serie A. Përpara ndeshjes kundër Arsenal, ish-skuadra e Wilshere, Pellegrini deklaroi se 26-vjeçari mund të shkëlqejë para mbrojtjes, ashtu si ka bërë Pirlo.

“Të gjithë e mbani mend Juventus para katër apo pesë vitesh që kishte një mesfushor që duhet të qëndronte para mbrojtjes. Ai ishte Pirlo. Wishere është shumë i ngjashëm me të. Jack është Pirlo i Anglisë dhe jemi me fat që e kemi te West Ham,” – tha Pellegrini.

Wilshere ishte një nga nëntë futbollistët e marrë nga West Ham gjatë merkatos së verës, ai u largua pas 17 vitesh në klubin e Arsenal.

Trajneri i “topçinjve”, Unai Emery, tha: “Jam i lumtur që do të ketë mundësinë të jetë protagonist te West Ham, sepse te Arsenal nuk mund t’ia jepja këtë garanci që ai kërkonte. I uroj një karrierë sa më të suksesshme, por duke nisur pas ndeshjes kundër nesh.”

Related posts

KUPA E BOTËS/ Publikohen formacionet e takimit Brazil-Kosta Rika, Neymar titullarë

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Humbja më e thellë nën drejtimin e Atletikos. Ja çfarë thotë Simeone për Dortmundin

Isa.Autor

LUAJTI TITULLAR NDAJ TURQISË/ Mbrojtësi i “Azzurrëve” dëmtohet dhe humbet sfidën e rradhës me Zvicrën

Delo.autor

Leave a Comment