Futboll Sport

Drejtori sportiv pa liçensë te VLLAZNIA/ Shkodranët sqarojnë të vërtetën (FOTO)

Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se drejtori i ri sportiv te Vllaznia, Engin Firat është pa liçensë, ndërsa është vetë klubi shkodran që në një postim në rrjetet sociale sqaron të vërtetën në lidhje me këtë çështje.

Firat disponon, ka të drejtë të kryejë funksionin e drejtorit sportiv.

“KF Vllaznia sh.a konstaton se që prej momentit të emërimit të z. Engin Firat në postin e drejtorit sportiv të klubit tonë, në adresë të tij ka patur sulme nga më të ndryshmet. Më së fundmi, në media pretendohet se nuk ka liçensën e duhur për të kryer këtë funksion.

KF Vllaznia sh.a bën të ditur se që përpara zyrtarizimit të tij në këtë post, ka komunikuar me FSHF-në prej së cilës ka marrë konfirmimin se me liçensat që z. Firat disponon, ka të drejtë të kryejë funksionin e drejtorit sportiv. Liçensat dhe kualifikimet që ai disponon dhe që KF Vllaznia i ka bërë publike në momentin e emërimit të tij, ia bëjnë të mundur kryerjen e të gjitha detyrave që përfshin ky post, duke futur këtu menaxhimin sportiv të klubit, hartimin e politikave sportive, drejtimin e Akademisë, madje edhe futjen në dhomat e zhveshjes në ndeshjet zyrtare dhe “pengesa” e vetme është pamundësia për të qëndruar në pankinë gjatë zhvillimit të ndeshjeve zyrtare. Një gjë e tillë sigurisht që nuk është e nevojshme sepse njeriu që qëndron në pankinë është trajneri”.

Related posts

DUELI ME IZRAELIN/ “LEKSIONET” e De Biazit duhen shfaqur sot si “SEMINAR” për PANUCCIN

Isa.Autor

Arriti me shumë ‘bujë’ tek City por përfundoi në stol, Danilo mendon largimin

Q.Autor

Neymar thyen heshtjen: Dua të transferohem në Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment