Futboll Seria A Sport

MERKATO E SHKËLQYER TEK INTERI/ Zikaltërve i dyfishohet vlera e përbërjes së…

Merkato e futbollit është një argument shumë delikat. Fjalët e mira të muajit gusht mund të hidhen poshtë kur nis sezoni, ashtu si vlera e futbollistëve që mund të ketë ulje dhe ngritje, në vartësi të paraqitjeve në fushë.

Gjithsesi, duke iu referuar “Transfermarkt”, puna e bërë nga drejtuesit e Inter ka qenë e shkëlqyer.

Në shtatorin e vitit të kaluar, pra kur u mbyll merkato e verës 2017, Inter ishte skuadra e pestë në Serie A, por vlerën totale të futbollistëve me 277.6 mlionë euro. Juventus, Napoli, Milan dhe Roma ishin para saj.

Tani, pas merkatos së verës 2018, vlera totale e futbollistëve të Inter është dyfishuar dhe ka shkuar në 557.6 milionë euro. Vetëm Juventus (768.5 milionë euro) ka një vlerë më të madhe se zikaltërit, që kanë parakaluar të gjithë ekipet e tjera dhe janë skuadra e dytë më e shtrenjtë në Serie A.

Related posts

“ISHTE NJË “MARTESË” E CILA…”/ Sarri rrezikon stolin, tifozët tallen me italianin dhe Higuain

F.autor

REKORDI I LENJANIT NË ZVICËR/ Tifozët shkaktuan tërmet me festimet, ja sa larg është ndjerë

Delo.autor

BARCELONA KTHEHET NË “SUPERMARKET”/ “Djajtë e Kuq” monitorojnë dy yjet për të zëvendësuar Pogba

Delo.autor

Leave a Comment