Futboll La Liga Sport

MERR FUND DILEMA/ Tek Barcelona apo PSG, ja kur vendos Rakitic për të ARDHMEN

PSG është në merkato për një mesfushor dhe ka fokusuar kroatin 30-vjeçar që luan te Barcelona, Ivan Rakitic, si kandidatin për të mbështetur sulmin e frikshëm të udhëhequr nga Neymar e Mbappe. Me tratativat mes dy klubeve që po vijojnë, dita e hënë parashikohet si vendimtare për të mësuar vendimin përfundimtar mbi të ardhmen e finalistit të Kupës së Botës, Rakitic. Të paktën kështu raporton media spanjolle “Sport”. Vetë Rakitic deri tani nuk ka shprehur dëshirë për tu larguar nga Barcelona, por transferimi i tij te PSG do të bënte që kroati të arkëtojë dyfishin e pagës.

Aktualisht Rakitic ka ende tre vite deri në përfundimin e kontratës me Barcelonës, të nënshkruar në 2017, me klauzolën e transferimit të tij që ndryshoi nga £89 milionë (€100 milionë) në £112 milionë (€125 milionë). Aktualisht te Barça kroati Rakitic përfiton një pagesë prej £150 000 në javë, shumë të cilën do ta dyfishonte nëse transferohet te PSG. Kampionët në fuqi të Ligue 1 janë në pritje të një vendimi prej tij, ndonëse koha po skadon, me vetëm pak ditë të mbetura deri në 31 gusht, që shënon dhe mbylljen e merkatos. Pjesë e tratativës mund të bëhet edhe futbollisti i PSG, objektiv i Barcelonës, Adrien Rabiot, që nuk po pranon të rinovojë kontratën me francezët. Aktualisht parashikohet që oferta fillestare e PSG për Rakitic të jetë në shumën £81 milionë.

Related posts

RAKITIC vlerëson ICARDIN pas derbit: E krahason me legjendën e MILANIT

Isa.Autor

E DUAN TË GJITHË/ Rafinha drejt Betisit, i prish një tjetër pazar INTERIT

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Zbulohet kënga e fundit që do të dëgjojë Liverpool përpara se të dalë në fushë

Sadik.Autor

Leave a Comment