Futboll Seria A Sport

INTERI blindon mbrojtjen dhe “thërret” ICARDIN, ja si do të luajnë zikaltërit

Skuadra që humbet, ndryshohet. Nuk ësh të një ligj i fizikës, por megjithatë një nevojë. Në prag të ndeshjes kundër Torinos, Luçiano Spaleti, sipas raportimit të “Sky”, ka në mendje disa ndryshime krahasuar me Sasuolon, veçanërisht në repartin e mbrojtjes. Ku do rikthehet Shkrinjar, ku Azamoah do tërhiqet prapa në vend të Dalbertit dhe ku pritet të debutojë Vrsaliko. Pra, duket se të dielën në “San Siro” mbrojtja do pësojë një revolucion thuajse total, me tre ndryshime nga katër krahasuar me javën e parë do nisë si titullar vetëm njëri mes De Vraj e Mirandës: holandezi favorit ndaj brazilianit në balotazh.

MBROJTJE ME TRE – Ganezi, për Spaletin, është kthyer në një lojtar kyç, duke konsideruar aftësinë për të mbuluar tre role të ndryshme. Me të në fushë është më i lehtë kalimi nga 4-2-3-1 në 3-4-2-1, sistem i përdorur edhe në stërvitjen e djeshme, e që mund të shihet me frekuencë më të madhe gjatë javëve të ardhshme. Zgjidhje që mbetet e vlefshme, për më shumë nga rikthimi i Shkrinjarit, por kundër Torinos pritet skema “tradicionale”. Do rikthehet në 11-she Perisiç, në të majtë të sulmit.

THIRRJE MAUROS – Interi, ndërkaq, pret “rikthimin” Mauro Ikardit te goli. Pasi doli “thatë” nga transferta e Sasuolos (po ashtu si pjesa tjetër e skuadrës) dhe shpërdoroi një rast-gol të pafalshëm për një bomber si ai, kapiteni ka për “detyrë” të ringrihet kundër Torinos përballë publikut të tij në “San Siro”. Interi po e pret. Një “San Siro” plot, ashtu siç është parë zakonisht në rastet e mëdha. Kundër “Demave” skuadra e Spaletit ka menjëherë rastin për t’u treguar rivalëve se humbja në “Mapei Stadium” ishte vetëm një episod.

Suksesi i fundit i zikaltërve kundër Torinos në Serinë A u firmos pikërisht nga një dopietë e Mauros: ishte 26 tetori i 2016-ës, 2-1 për Interin. Argjentinasi shënoi golin e parë dhe më pas u dha fitoren zikaltërve pas barazimit të Belotit. Teksa duhet “marrë hak” për sezonin e kaluar, kur Torino i ndali në barazim: Ederi iu përgjigj golit të Iago Falkes; pas një asisti, megjithatë, të Mauros.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Arsenal “peshkon” në Portugali, gati marrëveshja me talentin 21-vjeçar…

Delo.autor

FITORJA NDAJ VALENCIAS/ Valverde magjepset nga Fati: Kjo paraqitje ishte e ekzagjeruar (VIDEO)

F.autor

214 milionë euro vetëm “Premier League”. Shifrat më të mëdha në krahasim me…

Sadik.Autor

Leave a Comment