Futboll Seria A Sport

SERIE B/ “Dallëndyshet” bien në fund, NESTA i prish festën mesfushorit SHQIPTAR

Breshia ka nisur me barazim në minutat e fundit kampionatin e Serisë B, teksa sot Peruxhia e Nestës i mori në fund një pikë me vlera, teksa ishte produkti i Akademisë së Milanit, Luka Vido, ai që realizoi. Për vendësit goli erdhi me Bizolin në të 43’, por dalja me të kuq nga Gastaldelo prishi jo pak planet për bardheblutë.

David Suazo, ish-sulmuesi i Interit dhe Kaljarit, i besoi Emanuele Ndoj në mesfushë dhe kuqeziu ishte ndër të vetmit që u paraqit mjaft mirë për “dallëndyshet”. Ndoj luajti 90 minuta dhe ajo që vlen të thuhet është se nuk mori asnjë karton të verdhë, duke ditur temperamentin e djaloshit shqiptar.

Related posts

BRAZIL – ARGJENTINË/ Nga statistikat që flasin në favor të Brazilit deri te zëvendësimi i Messit nga Simeone

Isa.Autor

21 FITORET RADHAZI/ Manchester City është për rekord “Guinness”, ja 3 skuadrat që kanë bërë më mirë…

Delo.autor

​Postimi/ Ylli i Arsenalit po kryen testet mjekësore në Valencia (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment