Futboll I pakategorizuar La Liga Sport

FITOI SUPERKUPËN/ Simeone: Kualiteti, jo sasia janë të rëndësishme për Atleticon

Trajneri i Atleticos ka treguar se si mesfushori Thomas Partey ka pasur një impakt të madh nga banka, qoftë në La Liga por edhe në ndeshjen kundër Real Madrid në Uefa Super Cup
Diego Simeone dëshiron që lojtarët jo të njohur të Atletico Madridit të vazhdojnë të dhënë kontributin e tyre kur ju jepet mundësia.

Atleti ka bërë shumë investime të mira në thellësi të sulmit këtë sezon dhe banka e tyre në barazimin e së hënës në ndeshjen e parë të La Ligas, luajtën tre debutues; Jose Gimenez, Gelson Martins dhe Thomas Partey.

“Të gjithë do të luajnë”, tha ai në një konferencë për shtyp.

“Të gjithë do të kenë mundësitë dhe minutat e tyre. Siç kam thënë, në futboll gjëja më e rëndësishme është të keni minuta kualitativ jo numra pa rezultat. Thomas hyri nga banka në ndeshjen kundër Real Madridit në shtesa. Ai vodhi një top që e pasoi të Saul, i cili shënoi gol”, ka thënë ai.

Related posts

MESFUSHORI RABOIT PRANË LARGIMIT/ Tifozët e PSG-së: Nuk kemi nevojë për ty…

Isa.Autor

“PËRPIQEM TË TREGOJ CILËSITË E MIA”/ Selahi flet për golin e parë: Çdo gjë që ndodh në jetën time vjen prej Zotit (FOTO)

Delo.autor

Luftëtari mohon akuzat për trukim: U sulët si hiena mbi heronjtë tanë

Isa.Autor

Leave a Comment