Futboll Sport

DONJETI kthehet në “telenovelë” te Kukësi/ Vazhdon konflikti mes palëve për shkak të…

Donjet Shkodra duket se nuk po kalon ditë të mira te skuadra e Kukësit. Mesfushori duket se nuk është në planet e klubit verilindor dhe në këto kushte, sikurse është thënë ditët e fundit, është kërkuar largimi i mesfushorit.

Ndonëse Shkodra ka dhe një vit kontratë me nënkampionët, kërkohet largimi i tij ose një rishikim i kontratës. Lojtari ka refuzuar në mënyrë kategorike largimin duke u shprehur se do respektojë deri në fund kontratën, ndërsa klubi i ka bërë një propozim për uljen e rrogës nga 700 mijë euro që lojtari merr aktualisht, në 3500 euro, gjë që nuk është pranuar nga lojtari.

Nuk dihet ende se si do përfundojë kjo histori pasi kërkohet me çdo kusht konsensusi i Shkodrës. Gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim.

Related posts

UEFA ndryshon ligjin, alkool në stadium duke filluar nga ky sezon

Sadik.Autor

Bayerni barazon menjëherë ndaj Sevillas

Sadik.Autor

“E BËRI QË TË MOS LUAJA”/ Ronaldo “Fenomeni” zbulon prapaskenat: Romario ishte një bir k*rve

Delo.autor

Leave a Comment