Futboll Sport

U SHKARKUA PËR 10 DITË/ SERBI Mihajlovic i shpall luftë Sportingut, çon çështjen në CAS

“E pranova me shumë entuziazëm transferiumin te skuadra e Sporting, ashtu sikurse nis gjithnjë një përvojë të re profesionale. Për më tepër që këtë vit do të drejtoja Sporting Lisbonë, do të drejtoja në një kampionat prestigjoz. Dikur ditur situatën e vështirë kisha marrë të gjitha masat gjatë periudhës që kryheshin bisedimet, por nuk e prisja që ta gjeja veten në një sallë gjyqi për të vënë drejtësi për të drejtat e mia”, u shpreh Sinisa Mihajlovic.

Trajneri serb i është drejtuar gjykatës së Arbuitrazhit Sportivc (CAS) në Lozanë për të zgjidhur mosmarrëveshjet që pati me skuadrën portuigeze, ku u largua vetëm 10 ditë pasi nisi punën. “Më 18 qershor nënshkruam një kontratë 3-vjeçare, që do të niste nga 1 korriku, por presidenti Bruno de Carvalho, që më donte te klubi, u largua nga asambleja dhe më psa klubi vendosi të më largojë. Arsyeja është qesharake, nuk kisha kaluar periudhën e provës, pasi kontrata nuk kishte hyrë në fuqi”, thotë Mihajlovic.

“Ka qenë një verë e gjatë dhe unë do të luftoj për të drejtat e mia deri në fund. Më vjen keq që nuk jam në krye të ndonjë ekipi këtë sezon, nuk më kishte ndodhur kurrë në 30 vite karrierë, si futbollist e trajner. Por për të drejtat e mia do të luftoj deri në fund”, u shpreh Sinisa Mijalovic.

Related posts

“MENDOJ SE INTER ËSHTË NË UDHËKRYQ PËR TË ARDHMEN”/ Del Piero: Skuadër e përçarë, nuk ka asnjë ide

Delo.autor

“ÇMENDET” INTERI/ Bën gati rikthimin e Zlatan Ibrahimoviç

Delo.autor

E BUJSHME/ Wilder me mesazh të fortë, do të ketë triologji me Furyn!

Delo.autor

Leave a Comment