Bundesliga Futboll Sport

PO NDJEK FATIN E ROBBEN/ Coman i mallkuar, sërish DËMTIM TË RËNDË dhe OPERACION

Bayerni do të duhet të bëjë sërish për shumë kohë pa futbollistin e kombëtares franceze Kingsley Coman. Sulmuesi anësor u dëmtua në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Hoffenheim-it dhe bëhet fjalë për një krisje të kyçit në këmbën e majtë, për shkak të një ndërhyrjeje nga Nico Schulz. Është i njëjti dëmtim që Coman e ka pësuar në shkurt të këtij viti dhe e la jashtë për më shumë se dy muaj, duke munguar në 16 ndeshje për Bayern-in.

Pas kontrolleve urgjente të kryera pas ndeshjes është arritur në konkluzionin se francezi ka nevojë për operacion.

Edhe në sezonin 2016/17 Coman pësoi dy dëmtime serioze, duke munguar për periudha të gjata, por jo sa këtë vit, ku humbi edhe shansin për të shkuar në Kupën e Botës. Pjesë e Bayern-it prej sezonit 2015/16, Coman u bë përfundimisht pjesë e bavarezëve verën e shkuar, për 21 milionë euro dhe ka pasur një rendiment të mirë me kampionët e Gjermanisë.

Related posts

Manaj më në fund ka gjetur ekipin e ëndrrave, i japin edhe shiritin e kapitenit

Isa.Autor

E BUJSHME/ Ylli i BAYERNIT kërkon largimin me çdo kusht, por s’ka asnjë ofertë

Isa.Autor

E BUJSHME/ Mbappe ka dyshime, PSG gjen zëvendësuesin në Premier League

Delo.autor

Leave a Comment