Futboll Premier League Sport

MERR FUND DILEMA/ Babai i Hazard TREGON ku do të luajë SEZONIN E RI sulmuesi belg

Duket se një nga personat që ka ndikuar te Eden Hazard që ai të qëndrojë te Chelsea është babai i tij. Ky i fundit, në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se sulmuesi belg mund të qëndrojë përgjithnjë te Chelsea, duke i mbyllur kështu derën transferimit të tij te Real Madrid sezonin tjetër. “Unë nuk e di se përse Eden nuk shkoi te Real Madrid. Ndoshta kështu ka qenë politika e Real, që t’i japë më shumë shanse të rinjve. Eden ka ende edhe dy vite kontratë, ndërsa verën e ardhshme do të ketë edhe një vit kontratë me Chelsea. Por një gjë është e sigurt, ai nuk do të shkojë kurrë te Real Madrid”, u shpreh Thierry Hazard.

“Ndoshta askush nuk donte që ky transferim të ndodhte dhe të gjitha ishin thashetheme. Real synon të marrë lojtarë të rinj dhe Eden e humbi këtë mundësi për të shkuar në Madrid. Ndoshta me Zidane në stol do të kishte qenë ndryshe, por edhe ai ka patur arsyet e tij përderisa u largua”, u shpreh më tej babai i Eden Hazard, duke konfirmuar se djali i tij do të vazhdojë të luajë në Premier League me skuadrën e Chelsea. Kontrata e sulmuesit belg me “blutë” e Londrës skadon pas dy vitesh, por Abramovic ka gati një ofertë të çmendur për Hazard, që do ta bëjë lojtarin më të paguar të Chelsea.

Related posts

MOMENTE PANIKU NË STADIUM/ Tifozi “bardheblu” humbet ndjenjat, ndërhyn menjëherë mjeku i Tiranës (VIDEO)

Delo.autor

Artan Hoxha: E pata thënë në 7 shkurt, Vllaznia bie nga kategoria pasi Don Duka fitoi zgjedhjet

Sadik.Autor

SOLSKJAER BËN MERKATON/ Rikthen sulmuesin që doli nga Akademia e United

Delo.autor

Leave a Comment