Futboll Kombëtarja Sport

SHQIPËRIA shpërfytyrohet për 30 minuta, Sllovakia na ndëshkon me tri gola (VIDEO)

Shqipëria e 19-vjeçarëve e ka mbyllur me humbje edhe ndeshjen e dytë, në grupin 8 eliminator ndaj Sllovakisë. Në takimin e luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit, kuqezinjtë e vegjël janë shpërfytyruar për 30 minuta.

Që në minutën e 6-të, ishte Kmet ai që përfitoi pas një mosmarrëveshje të mbrojtjes me portierin Alia. Më pas, në minutën e 30-të, po i njëjti autor shënoi edhe golin e dytë, me një kthesë të bukur nga brenda zone, ndërkohë që pas disa sekondave, u shënua edhe goli i tretë për sllovakët, nga ana e Kadak.

Kështu, pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës, vjen edhe humbja e dytë për ekipin e drejtuar nga Erjon Bogdani. Ndeshja e fundit do të luhet ndaj Norvegjisë.

Sllovaki U-19-Shqipëri U-19 3-0

GOL: Kmet 6′, 30′, Kadak 32′

 

Related posts

E PABESUESHME/ Mourinho nuk ndalet, mesazh INJORUES për kapitenin e Man United

Isa.Autor

LLOGARITË/ Ja skenari i “çmendur” që KUALIFIKON SHQIPËRINË në Ligën e Kombeve

Isa.Autor

E ARDHMJA E PIATEK/ Prandelli “vë bast”: Ky do të bëhet shpejt qendërsulmuesi më i mirë në Europë

Delo.autor

Leave a Comment