Bundesliga Futboll Sport

NUK LUAN TITULLAR/ Draxler largohet nga PSG, gati firma me klubin e…

Julian Draxler po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Paris Saint Germain. Sulmuesi anësor gjerman nuk është në planet e trajnerit Thomas Tuchel dhe ka kërkuar largimin.

Në fakt Tuchel i ka bërë me dije Draxlerit se nuk llogaritë në shërbimet e tij dhe se duhet të gjejë një angazhim të ri. Skuadra spanjolle Sevilla kërkoi transferimin e lojtarit, por reprezentuesi gjerman ka refuzuar një transferim të tillë.Tani duket se lojtari do të rikthehet përsëri të luaj në vendlindjen e tij në Gjermani.

Skuadrat më të mëdha gjermane janë futur në garë për t’i siguruar shërbimet e tij. Bayern Munich, Borussia Dortmund, Schalke 04, RB Leipzig dhe Hoffenheim janë skuadrat që po e duan lojtarin gjerman.PSG i ka vendosur çmimin e largimit yllit të tyre për një shumë prej 35 milionë euro.

Related posts

“PËRJASHTIMI I PËRFAQËSUESËVE DHE KLBEVE”/ Ja çfarë parashikon vendimi i FIFA-s dhe UEFA-s për Rusinë…

Delo.autor

LIVE/ Portugal-Switzerland, Rodriguez barazon shifrat për zviceranët nga pika e bardhë

Delo.autor

E BUJSHME NË SPANJË/ James Rodriguez plus 170 milionë euro, zbulohet ideja e çmendur e Perez

Delo.autor

Leave a Comment