Futboll Seria A Sport

Edhe ITALIA njësoj si SHQIPËRIA/ Mancini: Më shqetëson fakti që futbollistët…

Sot do të luhen ndeshjet e dyta në kampionatin italian, përpara se në shtator të fillojë Liga e Kombeve në të cilët do të marrin pjesë kombëtaret europiane. Ndërsa trajneri i Italisë ka filluar të shqetësohet për të njëjtin problem si trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi.

Tani Mançini po shqetësohet për faktin se disa lojtarë kanë shumë pak minuta në këmbët e tyre dhe kjo mund të sjellë një lojë jo të mirë në Ligën e Kombeve.

“Më shqetëson shumë fakti që në Itali po shtohen shumë futbollistë të huaj dhe vendet për lojtarët italianë janë me kufizim. Shumë futbollistë që mund t’i marr në kombëtare, kanë shumë pak minuta në dispozicion pasi po qëndrojnë më shumë në stol sesa në fushë dhe ky është një problem i madh për ne.

Duhet që edhe lojtarët më të rinj në moshë të luajnë pasi në këtë moment nuk kam asnjë si Toti apo Baxhio por duke u aktivizuar, atëherë mund të dalin futbollistë të tillë. Për Balotelin kishte interesim serioz nga Marseja por i kam thënë që e rëndësishme për të është që të aktivizohet dhe te Nisa mund të ketë më shumë minuta”- ka thënë tekniku i kombëtares italiane.

 

Related posts

SPEKTAKOLARE/ Boca-River: Superclasico tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës sepse…

Isa.Autor

RENDITJA NË SUPERIORE/ Mbyllet faza e parë, Vllaznia harron humbjen dhe kënaqet me kreun. 4 skuadra me pikë të barabarta

Delo.autor

“KRITIKAT E TIFOZËVE JANË TË DREJTA”/ Flet mesfushori Xhaka: Duhet të jeni të sigurt që…

Delo.autor

Leave a Comment