Futboll Premier League Sport

ROONEY TREGON TË VËRTETËN/ Të gjithë fajësojnë MOURINHON, por POGBA…

Wayne Rooney, ish-sulmuesi i Manchester United, është kthyer të flasë për “Djajtë e Kuq”, që nuk po kalojnë një periudhë të mirë, veçanërisht pas humbjes befasuese 3-2 që pësuan fundjavën e kaluar në kampionat kundër Brighton.

Këtë të hënë, skuadra e Jose Mourinho do të presë në shtëpi Tottenham, në atë që mund të jetë një ndeshje vendimtare për sezonin e “Djajve”, pavarësisht se jemi vetëm në javët e para.

Rooney i ka bërë thirrje Paul Pogba që të tregojë vlerat e tij, sepse, sipas sulmuesit anglez, United nuk mund ta fitojë dot titullin pa francezin në maksimumin e formës.

“Nëse ata do të fitojnë titullin, ai do të jetë lojtari kyç. Dëgjoj shumë njerëz që thonë se Mourinho duhet të nxjerrë më të mirën nga ai, por ai duhet ta bëjë vetë këtë dhe të tregojë se është në gjendje të ndihmojë Man United”, ka thënë Rooney.

Related posts

Në Zvicër çmenden për anësorin shqiptar, e kërkon edhe Mainz

Sadik.Autor

BASKETBOLL/ Bayern mposht Barcelonën dhe ngjitet i treti, fitojnë edhe Real e CSKA Moskë

Delo.autor

West Ham ofron 38 milionë euro për brazilianin e Serie A

Sadik.Autor

Leave a Comment