Futboll Sport

Ja pse Mandzukic i tha jo Manchester United

Mario Mandzukic ka refuzuar t’i bashkohet Manchester United verën e kaluar.

Fabrizio Romano pretendon se ylli kroat ka qenë prioriteti kryesor i Jose Mourinho-s këtë verë por lojtari refuzoi të largohej nga Juventus pasi ka zhvilluar një takim me Max Allegri-n.

Mourinho i kishte premtuar Mandzukic një rritje rroge. Kroati aktualisht fiton 3.5 mln euro në sezon te bardhezinjtë por gjigantët e Premier League do ta paguanin më tepër se 5 mln euro në sezon.

Allegri, gjithsesi, i ka thënë 32 vjeçarit se do të jetë një pjesë shumë e rëndësishme e klubit këtë sezon dhe se ardhja e Cristiano Ronaldo-s nuk do t’i reduktojë minutat në fushë.

Tani Juventus mund t’i ofrojë Mandzukic një kontratë të re.

Related posts

Po shkëlqen tek Liverpool, por Salah nuk është i befasuar me formën e tij

Q.Autor

MERKATO E VERËS/ Sterling mendon largimin nga Manchester City, ja dy klubet e mëdha që monitorojnë situatën…

Delo.autor

Cannavaro del kundër Buffon dhe De Rossit

Q.Autor

Leave a Comment