Futboll Seria A Sport

“JEMI NË NJË MOMENT TË ÇUDITSHËM, POR…”/ Koulibaly shkund Napolin, i jep mbështetje publike trajnerit Gattuso

Një grup fantastik (dhe i vlefshëm) nën urdhrat e Gattuso. Ky, me pak fjalë, është mendimi i Kalidou Koulibaly, në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Parmës: Jemi në një moment të çuditshëm, në vështirësi, por e dimë që duhet të bëjmë më shumë në fushë, sepse kemi ekip të fortë. Tani kokën lart si me Spezia, le të rregullojmë defektet dhe të shohim përpara. Le të besojmë, me entuziasëm mund të bëjmë diçka madhështore.

Ndaj Parmës do të jetë e vështirë. Ata do të vijnë për të fituar, por ne kemi nevojë për pikë. Do të jemi gati për gjithçka. Gattuso na ndihmon, na jep shtytjen dhe besimin e duhur për të dhënë më të mirën tonë. Ai dëshiron rezultate dhe ne duhet të tregojmë se jemi ekip i shkëlqyeshëm, i gatshëm për të luftuar për kreun e tabelës.

Më mirë 4-2-3-1 apo 4-3-3? Ajo që vlen është interpretimi ynë. Duhet të gjejmë qëndrueshmëri, kjo varet nga ne mbrojtësit. Le të përqendrohemi në leximin e lojërave më mirë, në mënyrë që të mos i humbasim ato. Në shkurt do të luajmë gjithçka, do të duhet të jemi gati qysh nesër”.

Related posts

Shkarkimi i Contes i kushton Chelseat humbjen e 10 milionë eurove

Sadik.Autor

Zyrtare/ Barcelona, Iniesta thotë lamtumirë mes lotëve (VIDEO)

Sadik.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Laçi mposht “vlonjatët” me përmbysje

Delo.autor

Leave a Comment