Futboll Sport

Presidenti Halili i përgjigjet Ze Marias: Sulmues nuk ka, puno me Majkëll Ngo

Pa barazimit me Teutën dhe humbjes me Kamzën, ku Tirana nuk ka shënuar asnjë gol, trajneri Ze Maria theksoi e skuadrës së tij i mungon sulmuesi i golit. Sipas tij, klubi e di se çfarë i duhet Tiranës dhe kishte shpresa se do të bëhej diçka, por presidenti Refik Halili ka dhënë një deklaratë që brazilianit nuk do t’i pëlqejnë aspak.

Sipas presidentit Halili, është e pamundur për të gjetur “bomber” në këtë moment dhe stafi teknik duhet ta gjejë zgjidhjen në grupin që ka:

“Do të presim deri në momentin e fundit të merkatos, por duhet të pranojmë se në këtë moment është shumë e vështirë. Jemi gati të pranojmë çdo propozim , mjafton të gjendet sulmuesi, Unë jam gati të paguaj. Por mund të them gjithashtu se trajneri Ze Mariua e ka zgjidhjen. Ka në skuadër Majkëll Ngo, i cili shumë shpejt do të jetë në fushë”, – ka theksuar mes të tjerash në n jë prononcim për “Panorama Sport” numri 1 i klubit bardheblu.

Mbetet për t’u parë tani reagimi i trajnerit Ze Maria, edhe pse ai e ka thënë qartë se nuk vjen një sulmues në ekip, duhen riparo objektivat e sezonit.

Related posts

Çfarë supergoli në miqësoren Gjermani – Spanjë

Sadik.Autor

SEKRETI I INTER-IT/ Barella zbulon diferencën mes Inzaghi-t dhe Conte-s

Delo.autor

Kukësi më stadium të ri? Ka vetëm një mënyrë!

Sadik.Autor

Leave a Comment