Futboll Sport

PARTIZANI NUK PLOTËSOI BOSHLLËKUN E HADROJT/ Gegës i shtohet si opsion lojtari që u shpall kampion me “demat”

Partizani do të përgatitet në vazhdim për Europën ku rrugëtimi nis nga turi i parë i Ligës së Konferencës. “Demat” do të futen në merkato dhe një nga rolet që tregon boshllëk është krahu i djathtë i mbrojtjes.

Pas largimit të Andi Hadrojt, Partizani nuk afroi zëvendësues. Osmanllari shikohej si opsioni i vetëm me rolin e tij natyral.

Skënder Gega ndërkohë mund të bëjë llogaritë me tjetër alternativë. Bëhet fjalë për Henri Zunën, i cili ndodhej në huazim.

 

21-vjeçari ka përfunduar huazimin te Kastrioti në Kategorinë e Parë. Zuna u preferua titullar nga krutanët, që në fund siguruan mbijetesën.Te Partizani ndërkohë ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin kampion në vitin 2023. Asokohe mori minuta në katër ndeshje të kampionatit.

 

Related posts

CR7 “HEROI” I JUVENTUSIT/ Shihni dy golat që i dhanë shpresë “Zonjës së Vjetër”

Delo.autor

Tevez: Në Kinë nuk kanë lidhje me futbollin

Q.Autor

INTER-CHIEVO/ Politano mposht portierin dhe zhbllokon sfidën, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment