Futboll Sport

Allegri: Ronaldo është inteligjent, por në Serinë A mbrojtja është shkollë

Cristiano Ronaldo e ka kaluar klasën pas dy javëve të para në Serinë A, pavarësisht se ende nuk ka arritur të shënojë në portën e ekipeve kundërshtare. Për trajnerin juventin Max Allegri, sulmuesi portugez e ka kryer më së miri detyrën dhe nuk e konsideron një dramë faktin që CR7 ende nuk ka gjetur rrugën drejt rrjetës. “Cristiano është shumë inteligjent, e kupton që këtu është ndryshe nga Spanja. Ka punuar shumë në fazën mbrojtëse, pasi në Itali është mbrojtja ajo që bën diferencën”, thotë trajneri Allegri.

Më tej, trajneri juventin shpjegon: “”Ronaldo ka vetëm 2 ndeshje që luan dhe e kupton që në Serinë A ekipet mbrohen mirë, pasi është një shkollë. Ndaj duhet të kuptojë mekanizmat e duhur për të përballuar të tilla situata dhe shumë shpejt do të shënojë. Për mua rëndësi ka skuadra dhe fitorja ndaj Lazio është me shumë vlera, pasi mundëm një rival direkt, që vjet na mundi dy herë në kampionat”, u shpreh Massimiliano Allegri. Sulmuesi portugez dje dha asist për golin e realizuar nga Manduzkic, në pjesën e dytë

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një SUPER ASIST nga Yarmolenko, Yaremchuk ndëshkon Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Delo.autor

KA DËMTUAR KAFKËN/ Pamje të frikshme: Çarje e thellë në kokë e portierit të Uatfordit (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Sekreti i madh i Bundesliga-s, si arrin të qëndrojë mes kampionateve elitare

Sadik.Autor

Leave a Comment