Futboll Kategoria Superiore Sport

ECURI POZITIVE NË SUPERIORE/ Trajneri Daja kërkon të barazojë rekordin e vendosur kur “demat” u shpallën kampionë

Partizani ka luajtur 6 ndeshje këtë sezon në Superiore dhe numëron 11 pikë. Në këto gjashtë sfida, “demat e kuq” kanë pësuar vetëm 2 gola, duke shënuar plot 10.

Sulmi duket në formë të mirë, por edhe më solide duket prapavija. Mbrojtja e të kuqve, edhe pse me pak alternativa, ka treguar se është një mur i pakalueshëm. Dy golat e pësuar Partizani i ka marrë që në javën e parë, në humbjen 2-1 kundër Kastriotit. Në pesë sfidat pasardhës në Superiore, “demat” nuk janë ndëshkuar asnjëherë.

Një ecuri fantastike, por në sezonin e titullit kampionat 2018-’19, djemtë e Skënder Gegës arritën plot 7 ndeshje radhazi pa pësuar gol. Një ecuri që nisi më 25 gusht të vitit 2018, në fitoren 2-0 kundër Kamzës, dhe që përfundoi kundër Luftëtarit më 21 tetor 2018, ku sërish fituan me rezultatin 2-1, por nuk arritën ta mbanin rrjetën e paprekur.

Partizani i Ilir Dajës mund ta barazojë këtë rekord të dy sezoneve më parë, nëse nuk pësojnë gol në sfidat kundër Teutës dhe Vllaznisë.

Related posts

“LOJRAT BOTËRORE USHTARAKE” NË KINË/ Atleti shqiptar në vijën e finishit me akrobaci, FOTOT bëjnë xhiron e botës

Delo.autor

CHAMPIONS/ Ekipi i Guardiolës kalon me lehtësi Marseille, Torres si Mario Balotelli

Delo.autor

Inter rikthehet tek ‘dashuria e vjetër’, Sabatini në kontakte me Pastoren

Q.Autor

Leave a Comment