Futboll La Liga

Rakitic: Do ta preferoja Neymar të ishte akoma në Barcelonë

Rakitic do të dëshironte që ta kishte Neymarin ende te Barcelona.

Pavarësisht se Neymari nuk është duke i munguar aspak Barcelonës, këtë e tregon më së miri forma fantastike e katalunasve, Ivan Rakitic thotë se do të dëshironte shumë që sot, braziliani të ishte te klubi nga Camp Nou.

Neymar u largua gjatë verës nga Barcelona për t’u trasnferuar te PSG-ja për 222 milionë euro.

“Nuk do të gënjej. Do të preferoja që Neymar të ishte këtu me ne”, u shpreh Rakitic.

“Përveç se është lojtar i shkëlqyer, ai është edhe miku im, e dua shumë. Por, duhet të vazhdojmë para”, shtoi kroati.

“Barcelona nuk është një lojtar, dy tre, apo pesë. Është klubi më i madh në botë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë. Do të ishte mirë nëse do të mund të llogarisnim në të, por ai nuk është këtu dhe ne kemi bashkuar forcat për t’u bërë edhe më të mirë”, theksoi mes tjerash Rakitic.

Related posts

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë e Kupës, spektakël dhe 18 gola në 45 minuta

Isa.Autor

PREKËSE/ AMANETI I PAZAKONTË i tifozit të ndjerë: Në vend të luleve, sillni golat e…

Isa.Autor

Mbrojtësi i Chelsea: Me Sarri jemi më mirë se me Conte…

Isa.Autor

Leave a Comment