Futboll Seria A Sport

POLEMIKAT MBI TË ARDHMEN/ Kriset muri mbrojtës i “zikaltërve”, titullari i Interit ka kërkon largimin

Stefan de Vraj është pa dyshim një nga më të rëndësishmit e prapavijës zikaltër, e cila është një nga shtyllat e këtij Interi dhe paraqitjeve fantastike të tij.

Por duket se koha e 29-vjeçarit si zikaltër është drejt fundit. Pas një sërë aludimesh mbi të ardhmen e tij gjatë merkatos së verës, duket se vera që vjen do t’u japë fund zërave dhe do të vulosë përfundimisht vazhdimin e aventurës së tij jashtë Italie.

8 vitet e tij në Apenine, prej të cilave 4 të kaluara në Milano që pas transferimit me parametër zero nga Lacio, kanë qenë të mjaftueshme për futbollistin që ndien se është gati të provojë një aventurë të re.

Për këtë motiv, De Vraj nuk ka ndër mend ta rinovojë kontratën që i skadon në 2023 dhe i ka kërkuar agjentit të tij, Mino Raiola, që duhet thënë se ka qenë një nga shtysat më të mëdha për ta larguar nga Interi, të gjejë një tjetër ekip.

Preferenca e tij ngelet Anglia, aty ku ish-trajneri i tij Antonio Konte do ta priste me krahë hapur te Totenhemi.

Marrëdhënia e mirë me Raiolën duket se i ka hapur sytë futbollistit edhe për një tjetër çështje, sepse ditën e djeshme ka hedhur në gjyq ish-agjentin e tij për shkak të një shume të madhe që këta të fundit kanë përfituar në kurriz të tij, e cila shkon nga 17-22 milionë euro.

Related posts

BËN PARASHIKIMIN/ Superkompjuteri nxjerr fituesin e Premier, ja ku renditet Southamptoni i Brojës (FOTO)

Delo.autor

Motra e Nainggolan zbulon prapaskenat e transferimit tek Interi

Isa.Autor

E BUJSHME/ Federata Gjermane e Futbollit mblidhet sot për të vendosur fatin e trajnerit Low

Delo.autor

Leave a Comment