Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ BARCELONA gjen pasuesin e MESSIT, ka gati 250 milionë euro

Nëse largimi i Cristiano Ronaldos e gjeti në befasi Real Madrid, Barcelona duket se ka nxjerrë një mësim të mirë.

Blaugranët kanë nisur të mendojnë për pasuesin e Lionel Messit dhe tashmë kanë një emër konkret. Ai është Mohamed Salah. Sipas gazetës “Don Balon|, gjigandët e La Ligës kanë gati ofertën prej 250 milionë euro për të nënshkruar zëvendësuesin e argjentinasit. Po sipas kësaj gazete, thuhet se ata do të provojnë fatin e tyre me Kylian Mbappé në rast se Fair Play detyron PSG që të heqë qafe sulmuesin francez, megjithatë, mësohet se kampioni i botës nuk është qëllimi kryesor i Barcës.

Ata duan egjiptianin, Mohamed Salah, i cili tashmë e ka vendosur veten si një yll absolut në Premier League dhe ka të njëjtin status në nivelin kontinental. Sulmuesi egjiptian së bashku me Griezmannin janë futbollistët, që sipas drejtuesve të klubit i ngjajnë yllit argjentinas dhe mendojnë se do të përshtaten shumë mirë në një ndeshjen katalanase. Por pikërisht të qenurit një yll në skuadrën e tij, ua vështirëson pak operacionin Barcelonës që pret që të arrijë një marrëveshje me egjiptianin për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit kanë njoftuar Valverde se do të tentojnë të afrojnë në skuadër Salahun, nxitur edhe nga një nivel në rënie të Luis Suarez, të cilit po fillojnë t’i peshojnë vitet në supe.

Related posts

Unai Emery fillon përgtitjet për sezonin e ri, i bën lojtarët të “vuajnë” (FOTO)

Isa.Autor

GJESTI I MADH/ Neymar në ndihmë të familjeve të prekura nga Koronavirusi (FOTO)

Delo.autor

Manchester United, rival i Juventusit për mbrojtësin më të mirë në botë

Isa.Autor

Leave a Comment