Futboll Sport

BOTËRORI “2022” ME 48 EKIPE/ FIFA “shpërndan” ndeshjet në 3 shtete, ja arsyeja

Sipas “New York Times”, Botërori i vitit 2022 nuk do të zhvillohet vetëm në Katar por edhe në dy shtete të tjera: Oman dhe Kuvajt. Vendimi përfundimtar do të merret në qershor, gjatë kongresit të FIFA-s, ku do të zyrtarizohet numri i shteteve pjesëmarrëse.

Nëse FIFA vendos që në këtë Botëror të jenë 48 shtete, atëherë ndeshjet do të zhvillohen edhe në këto dy vende të tjera. Arsyeja? Katari nuk ka mjaftueshëm stadiume për të zhvilluar e mirëpritur ndeshje të këtij niveli. Ndaj, është e nevojshme që edhe dy shtete fqinje ta ndihmojnë.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka këmbëngulur disa herë që të rritë numrin e ekipeve pjesëmarrëse në Botëror, nga 32 në 48 shtete. Kjo do ta gjente disi të papërgatitur Katarin, që edhe pse ka ndërtuar disa stadiume të reja e moderne ato nuk mjaftojnë. Në këtë mënyrë, Omani dhe Kuvajti, apo edhe ndonjë shtet tjetër, mund të mirëpresin ndeshje të Botërorit.

Related posts

(VIDEO) SPAL ‘shokon’ Interin, ish futbollisti i Milanit barazon rezultatin

Q.Autor

PREMIER LEAGUE/ Ander Herrera: Michael Carrick do të bëhet trajner i madh…

Sadik.Autor

PREJ 3 VITESH NË KINË/ Ish-mesfushori i Inter pranë rikthimit në Serinë A tek…

Delo.autor

Leave a Comment