Futboll Sport

U mundën me Flamurtarin, KUKËSI jep lajmërimin e papritur (FOTO)

Pas humbjes së djeshme me Flamurtarin, ekipi i Kukësit pritet të kalojë në një analizë të thellë brenda skuadrës në lidhje me shkaqet e kësaj nisje mjaft të dobët të kampionatit, kur në dy ndeshje verilindorët kanë marr vetëm një pikë.

Por kur të gjithë presin një reagim të presidentit Gjici për këtë situatë, klubi i Kukësit ka nxjerë një lajmërim të papritur në Facebook, ku bëhet e ditur se numri një i verilindorëve do të flas pas pak në lidhje me çështjen e sigurisë në stadiume.

Prononcimi në lidhje me mosprezencën e policisë në stadiume që u vendos nga FSHF para nisjes së kampionatit do të publikohet në vijim në faqen zyrtare, duke anashkaluar në këtë mënyrë një reagim për humbjen, të paktën për momentin.

Njoftimi i plotë i klubit të Kukësit:

Pas pak në faqen zyrtare të FK Kukësit do të publikohet prononcimi i Presidentit të klubit, z. Safet Gjici në lidhje me çështjen delikate të sigurisë publike në stadiumet shqiptare pas vendimit të fundit të Policisë së Shtetit për mosprezencën e forcave të rendit në stadiume gjatë ndeshjeve të Kategorisë Superiore.

Ju faleminderit!

Related posts

BARCELONA NË KRIZË TË THELLË/ Kampionët e Europës hidhen në aksion për të transferuar mesfushorin…

Delo.autor

RIKTHEHET CHAMPIONS LEAGUE/ Milan pret Tottenham, përballje “titanësh” mes PSG dhe Bayern Munich

F.autor

FALË SUKSESIT NË LIGËN E KOMBEVE/ Kosova shënon ngritjen më të lartë në renditjen e FIFA-s (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment