Bundesliga Futboll Sport

RIKTHIM SPEKTAKOLAR/ Bomberi Lewandowski realizon një gol historik dhe një “MAGJI” ndaj Gladbach (VIDEO)

Bayern Munich po fiton 4-0 ndaj Borussia Monchengladbach.

Dy prej tre golave të bavarezëve, të cilët kanë siguruar matematikisht titullin e 9 radhazi në Bundesliga pas humbjes së Leipzig ndaj Dortmund, janë realizuar nga Robert Lewandowski.

Polaku ka zhbllokuar ndeshjen pas vetëm dy minutash lojë, duke shënuar golin më të shpejtë në karrierën e tij në Bundesliga.

Në të 34-ën, pasi Muller ka dyfishuar avantazhin e vendasve në të 23-ën, Lewa ka shënuar me një lëvizje magjike.

Rikthim spektakolar për yllin e Bayern, i cili kishte munguar në gjashtë ndeshjet e mëparshme për shkak dëmtimi. Bayern ka shënuar edhe golin e golin e katër në minutën e 44-t me Coman, me Lewa-n që ka dhënë asistin.

VIDEO 1

VIDEO 3

Related posts

Shënoi “tripletë” në “El Classico”, Suarez: Reali? Jemi kolegë, duhet të…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Të dy ndeshjet mes Chelsea dhe Porto do të luhen në të njëjtin stadium

Delo.autor

Kalimi i mundshëm tek Interi, drejtori sportiv i Dortmund hedh poshtë spekulimet

Q.Autor

Leave a Comment