Futboll La Liga Sport

ËNDËRRON “TOPIN E ARTË”/ Griezmann: Ne jemi Atletico, nuk luajmë bukur, por…

Pas fitores 1-0 në javën e dytë të La Liga kundër Rayo Vallecano kanë qenë të shumtë ata që kanë kritikuar mënyrën e lojës së Atletico Madrid, pavarësisht se skuadra e Simeone mori pikët e plota.

Në “Wanda Metropolitano” mungon futbolli i bukur, megjithatë autori i golit të fitores Antoine Griezmann, ka dashur të jetë i pari që t’i përgjigjet kritikave: “Njerëzve nuk i pëlqeu loja? Ne jemi Atletico Madrid, nuk shquhemi për futboll të bukur, i japim rëndësi vetëm pikëve dhe trofeve. Duhet të keni besim se në fund të sezonit do të fitojmë dika të rëndësishme.”

Endrra e Griezmann, që u shpall kampion bote me Francën, është të fitojë “Topin e Artë”: “Dua të vazhdoj të jem i suksesshëm, pastaj për “Topin e Artë” janë të tjerë që vendosin. Jam i lumtur sepse falë shokëve të mi te Franca dhe te Atletico kam fituar trofe në karrierën time. Nëse jam kandidat për “Topin e Artë” ndodh sepse kam vënë gjithmonë ekipin para vetes në mendjen time.”

Related posts

PAS 11 SEZONESH TEK ARSENAL/ Ramsey jep lamtumirën në lot para tifozëve (VIDEO)

Delo.autor

E KËRKONTE PREJ KOHËSH/ Manchester United merr vendimin e papritur për një objektiv të merkatos

F.autor

E pabesueshme: shënon gola sa Messi, por nuk shkon në Botëror!

Sadik.Autor

Leave a Comment