Futboll Seria A Sport

U RIKTHYE SI TRADHËTAR/ Bonucci i kërkon ndjesë tifozëve, ata e bëjnë bajat (VIDEO)

Mes Leonardo Bonucci dhe Juventus historia e dashurisë duket se ka nisur nga e para. Pas diskutimeve të mëdha për rikthimin e tij në shtëpi, pasi u largua një sezon për të qenë kapiten i Milan, kishte nga ata në “Juventus Stadium” që nuk e donin qendërmbrojtësin.

Edhe në ndeshjen ndaj Lazio, në momentin që spikeri po jepte formacionet, pati disa vërshëllima dhe sharje kur u dëgjua emri i Bonucci, por në fund të ndeshjes së fituar 2-0, numri 19 ka shkuar poshtë “Curva Sud” dhe ka kërkuar ndjesë.

Duar të bashkuara dhe kokën e ulur, simbol i dikujt që kërkon ndjesë. Ky veprim vuri “paqen” dhe u prit me duartrokitje nga të gjithë.

Related posts

KA PASUR NJË KARRIERË SHUMË TË SUKSESSHME/ Ibrahimovic “çmend” Amerikën: Kam fituar tituj më shumë se…

Delo.autor

Derbi i Manchesterit, City për të hapur shampanjën e titullit/ Formacionet zyrtare

Sadik.Autor

CRISTIANO RONALDO NUK NJEH MOSHË/ Shënon gol dhe fiton penallti në fitoren e Al Nassr

F.autor

Leave a Comment