Futboll Premier League

Klopp: E refuzova Manchester Unitedin

Jurgen Klopp ka pohuar se e kishte hedhur poshtë mundësinë për ta pasuar David Moyesin si trajneri i Manchester Unitedit, para se ta merrte drejtimin e Liverpoolit.

Klopp e zëvendësoi Brendan Rodgersin në “Anfield” në tetor të vitit 2015, katër muaj pasi kishte dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Borussia Dortmunit, transmeton Express.

Në një intervistë me ish-lojtarin e Liverpoolit, Phil Thompson në Sky Sports, Klopp tha se drejtuesit e “Djajve të kuq” e kishin kontraktuar për t’ia besuar rolin e trajnerit të Manchester Unitedit, para se ta emëronin Louis van Gaalin për sezonin 2014-15.

“Po, ata shfaqen interesim – Manchester Unitedi, po. Ata u interesuan por nuk ndjeva se ishte gjëja e duhur. Shumë klube me telefonuan, por thosha: ‘Jo, nuk ka shanse, më duhet të pushoj’.

Por, ai zbuloi se nuk vlente e njëjta edhe për Liverpoolin.

“Madje dhe bashkëshortja ime e dinte, se nëse Liverpool do të më telefononte, do të shkoja”, ka shtuar ai.

Related posts

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Batha rrezikon autogolin, shpëton për mrekulli porta e Koliçit (VIDEO)

Isa.Autor

DITËT E FUNDIT TË MERKATOS/ Inter i bën “dhuratën” e fundit e Antionio Contes, ja emri surprizë

Delo.autor

TRONDITET INTERI/ REALI nuk kursehet për ICARDIN. Argjentinasi gati të bëhet “mbret” në Madrid

Isa.Autor

Leave a Comment