Futboll Seria A Sport

E THONË SHIFRAT/ Ja kur do të zhbllokohet RONALDO në Serinë A (STATISTIKA)

Juventus ka pikë të plota pas dy javëve të para të kampionatit, ka shënuar 5 gola, por mes golashënuesve mungon emri i Cristiano Ronaldo-s. I ka shkuar shumë afër në takimin e parë, akoma më shumë kundër Lazio-s, kur është ngatërruar para portës së boshatisur.

Goli nuk ka qenë kurrë një problem për CR7, veçanërisht në ndeshjen e tretë të kampionatit. Në javën e tretë, në fakt, portugezi ndizet, të paktën kështu thonë shifrat e dhjetë viteve të fundit të karrierës së tij.

Nga Manchester United te Real Madrid, veçanërisht me këta të fundit. Në javën e tretë të 10 kampionateve të fundit, portugezi ka shënuar 13 gola në 9 ndeshje, duke mos arritur ta dërgojë topin në rrjetë vetëm në dy raste.

Tre vite më parë, me Real Madrid, Crisitano ka realizuar një “poker” kundër Espanyol. Takimi i radhës do të jetë të shtunën në mbrëmje, kur “Zonja” do të zbresë në “Tardini” për t’u ndeshur me Parma-n. Kjo duhet të jetë ndeshja e zhbllokimit për CR7.

Related posts

Mainz-Bayern, miqtë kërkojnë fitoren e 8-të radhazi në Bundesliga

Q.Autor

LIVE/ Kukësi-Partizani: Zhbllokohet super sfida, Mala kalon në avantazh të kuqtë (VIDEO)

Isa.Autor

ZHGËNJIM TOTAL/ Talenti 45-milionësh i REALIT debuton në… Kategorinë e Tretë

Isa.Autor

Leave a Comment