Futboll Premier League Sport

TOTTENHAM i jep leksion Man United/ Londinezët thellojnë krizën e Mourinhos

Manchester United zhytet akoma më shumë krizë teksa është mposhtur nga Tottenham në Old Trafford me rezultatin 3-0. Ishte një ndeshje fantastike nën atmosferën magjike të Teatrit të Ëndrrave megjithëse ishte e hënë.

Ndeshja filloi me ritëm të lartë dhe United mund të kishte kaluar në avantazh nëse Lukaku nuk do të humbiste atë rast me portën e boshatisur, dhe mbase gjërat do kishin shkuar ndryshe. Por pas pushimit ishte Tottenham që zhbllokoi rezultatin me goline Harry Kane me kokë pas krosit të Tripper nga këndi.

Vetëm dy minuta më pas ishte Lucas Moura ai që dyfishoi rezultatin dhe që pas atij momenti ndeshja mund të quhej e mbyllur. Në fund të takimit, Moura me një tjetër gol fantastik trefishon rezultatin duke bërë që tani Jose Mourinho të rrezikojë seriozisht postin e tij.

Related posts

Botërori i Atletikës, zhgënjen atletja Luiza Gega

Sadik.Autor

NDIZET DRITA JESHILE/ Nisin procedurat e privatizimit të klubit të Kategorisë së Parë

Delo.autor

FOTOGALERI / Funerali i Davide Astorit, ja personazhet e botës së futbollit që i dhanë lamtumirën kapitenit të Fiorentinës

Q.Autor

Leave a Comment