Futboll La Liga

(VIDEO) Real Madridit iu mohuan dy pretendime për penallti

Pritet të këtë ankesa ndaj zyrtarëve të referimit në La Liga nga kryeqyteti spanjoll pasi Real Madridit iu mohuan dy pretendime për penallti në ndeshjen e së shtunës pasdite ndaj Villarrealit.

Gjyqtari i ndeshjes Undiano Mallenco e pa një prekje me dorë dhe ndërhyrjen ndaj Cristiano Ronaldos dhe vendosi që asnjëri incident nuk ishte mjaftueshëm i vlefshëm për të akorduar penallti, shkruan Marca, përcjell Express.

Në minutën e 36-të të ndeshjes, u duk se goditja e lehtë me kokë e Gareth Bale u devijua nga dora e Alavaro Gonzalezit, por gjyqtari e bëri të qartë se prekja nuk ishte e vlefshme për penallti.

Incidenti i dytë ndodhi pak para përfundimit të pjesës së parë.

Ronaldo ishte brenda zonës së penalltisë dhe përplas me Marion, por Mallenco nuk akordoi penallti me Iscon që ishte faktikisht në pozitë jashtë loje në fillim të aksionit.

Reali i humbi këtë ndeshje me rezultat minimal 1-0.

Related posts

LAJM I KEQ PËR INTERIN/ “Ylli” i skuadrës në dyshim për derbin ndaj MILANIT

Isa.Autor

PUBLIKOHET “TOP 11” LISTA/ “L’Equipe” zbulon ekipin ideal të vitit 2021, ka dy përjashtime të bujshme

Delo.autor

OPERACIONI “FSHESA”/ Manchester United përgatit spastrimet, ja yjet që rrezikojnë…

Delo.autor

Leave a Comment