Futboll Seria A Sport

Milanit i shfaqen probleme, dështon të shes lojtarin 20 milionësh (DETAJE)

Atletico Madrid është i vendosur të nënshkruajë me Michy Batshuayi të Chelseat pasi negociatat për Nikola Kaliniç te Milanit duket se janë në prag të rrëzimit. Sipas L’Equipe, Colchoneros janë ende larg arritjes së marrëveshjes me Rossonerët dhe sulmuesin belg i Chelseas shihet si alternativë nga Diego Simeone, përcjell ORAinfo.

Kalinic kishte dështuar për t’iu përshtatur pritjeve të Milanit në sezonin e kaluar duke shënuar vetëm gjashtë gola në 41 paraqitje me gjigandët e Serie A.

Kroati duhej të merrte pjesë edhe në Kupën e Botës në Rusi, por Zlatko Dalic e dërgoi atë në shtëpi pas ndeshjes së parë të garës pasi Kalinic nuk pranoi të hyjë në fushë në minutat e fundit të hapjes së Kupës së Botës.

Ndryshe belgu i Chelsas shënoi nëntë gola në 14 paraqitje gjatë huazimit të tij gjashtëmujor në Gjermani dhe Atletico po e vlerëson lojtarin.

Related posts

TRAGJIKE/ Shkëmbim zjarri mes ultrasve të Interit, një i vdekur dhe një i plagosur

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Bayern Munich-Crvena Zvezda. Rezultati 1-0

Delo.autor

PARTIZANI-KUKËSI/ Publikohen çmimet e biletave për finalen e Superkupës së Shqipërisë, ja sa kushton (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment