Futboll Sport

E BUJSHME/ Trazohet merkatoja: KUKËSI arrin akordin me Mentor MAZREKAJ

Nëse do realizohet do të ishte padiskutim një nga goditjet më të bujshme të kësaj merkatoje në Shqipëri. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Partizanit, Mentor Mazrekaj i cili raportohet se është pranë një akordi me Kukësin.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja kosovare “Gazeta Sheshi”, e cila raporton se mesfushori është kontaktuar nga verilindorët dhe ka pranuar ofertën e tyre. Me gjasë këtu ka gisht dhe drejtori Nexhipi, ish-shok skuadre me Mazrekajn te Partizani, në një dyshe të lavdishme që do mbahet mend gjatë nga tifozeria e kuqe.

29-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e Prishtinës në Kampionatin kosovar, por kohët e fundit nuk ka luajtur asnjë ndeshje për shkak të një dëmtimi.

Related posts

SKANDALI/ Tre futbollistë sulmojnë arbitrin pas ndeshjes dhe i thyejnë nofullën

Isa.Autor

Tirana sërish në telashe, në gjyq për një titull të vjedhur

Sadik.Autor

KUSH E ZËVENDËSON JORGINHO-N TEK ITALIA? Trajneri Mancini i habit të gjithë me përgjigjen

Delo.autor

Leave a Comment