Futboll La Liga

Atletico Madrid s’dorëzohet, mban hapur kampionatin

Atletico Madrid ka fituar 1-0 në fushën e Eibar dhe ka ngushtuar në gjashtë pikë diferencën me Barcelona, që kryeson kampionatin spanjoll me 48 pikë.

Kjo ka qenë fitorja e dytë radhazi e skuadrës së Diego Simeone-s në La Liga dhe i ka ngjitur ata në kuotën e 42 pikëve, 10 më shumë se kushërinjtë e tyre të Real Madrid, të cilët janë mundur 1-0 ën shtëpi nga Villarreal.

Goli që ka vendosur takimin është shënuar në minutën e 27-të të pjesës së parë nga Gameiro, i cili ka realizuar një nga golat më të lehtë të karrierës së tij, duke dërguar topin në portën e boshatisur pas asistim të marrë nga Griezmann.

 

Related posts

Nisin takimet e Grupit A, Arabia kundër Egjiptit për prestigj, Uruguaj e Rusia për kreun e grupit

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Ylli Felix mund të shënonte golin e vitit, roveshata e tij përfundon në traversë (VIDEO)

Delo.autor

“PROVOKIM POLITIK”/ Rusia gjunjëzon UEFA-n, bën prapakthehu për fanellën e Ukrainës

Delo.autor

Leave a Comment