Futboll Premier League

Tottenham shkatërron Everton, Kane vendos rekord

Tottenham ka fituar 4-0 ndeshjen me Everton dhe ka kapuar Liverpool në renditje. “Spurs”, pas 3 pikëve të sotme, janë ngjitur në kuotën e 44 pikëve, po aq sa Liverpool i vendit të katërt, por “Të Kuqtë” kanë një diferencë më të mirë golash.

Ka qenë një ndeshje historike për Harry Kane, i cili ka realizuar dy gola (47’, 59’) dhe është bërë golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave i Tottenham në Premier League. Sulmuesi anglez ka shkuar në kuotën e 98 realizimeve dhe ka lënë mbrapa legjendën e “Spurs”, Teddy Sheringham, i cili ka shënuar 97 gola me Tottenham.

Gjithashtu, 24-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve të kampionatit me 20 realizime. Dy golat tjerë të ndeshjes janë realizuar nga Son në minutën e 26-të dhe Eriksen në minutën e 81-të.

Kjo ka qenë humbja e tretë radhazi për Everton, që mbetet në vendin e nëntë të renditjes me 27 pikë të grumbulluara pas 23 ndeshjesh të luajtura në këtë kampionat.

 

Related posts

Skënderbeu me sytë nga KAS, tashmë Daja duhet të bëjë motivatorin

Sadik.Autor

JUVENTUS-NAPOLI/ Komisioni i Disiplinës merr vendimin përfundimtar për ndeshjen

Delo.autor

EMRIN E KA “RONALDO”/ Njihuni me profilin e plotë të trajnerit të ri të Shqipërisë

F.autor

Leave a Comment