Futboll Premier League Sport

Milan sfidon Juventusin për francezin e Manchester United

Milan janë të interesuar për të nënshkruar me sulmuesin francez Anthony Martial të Manchester United, sipas raporteve në Francë dhe mund të bëjnë një lëvizje në merkaton e janarit. Sulmuesi francez ka luftuar për të qenë titullar te “Djajtë e Kuq”, nën drejtimin e portugezit Jose Mourinho duke nisur 18 ndeshje nga minuta e parë në Premier League sezonin e kaluar. Sipas “RMC Sport” ai i ka thënë klubit se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij, e cila skadon në fund të sezonit. “Djajtë e Kuq” kanë një mundësi për ta zgjatur edhe me një vit tjetër kontratën, të cilin ata me siguri do ta aktivizojnë, por çmimi i tij do të binte shumë nga 40 milioë euro që vlerësohet tani.

Media franceze beson se Milani është i gatshëm të mundë Chelsea-n dhe Juventusin për të siguruar shërbimet e francezit, dhe do të përputhen me rrogën e tij, e cila është 4 milionë euro neto për sezonin që fiton në Manchester. Kuqezinjtë madje mund të kërkojnë ta marrin atë në huazim në janar me një detyrim për ta blerë, edhe pse shumë do të varen nga Jose Mourinho, i cili ndodhet në një situatë tepër të vështirë. Portugezi është nën presion dhe nëse ai do të zëvendësohet, një trajneri i ri mund ta bindë Martial që të qëndrojë në “Old Trafford”. 22-vjeçari arriti të shënoj 9 gola në Premier League sezonin e kaluar duke u aktivizuar në 30 ndeshje, por vetëm 18 prej tyre si titullar. /EDS/

**************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Manchester City mposht Fulham dhe përforcon vendin e parë në Premier

Delo.autor

SKENAR I BUJSHËM/ Mourinho sfidon Interin në stolin e ekipit gjerman!?

Delo.autor

Plotësohet kërkesa e trajnerëve, merkato e Premier League mbyllet më 9 gusht

Sadik.Autor

Leave a Comment