Futboll Seria A Sport

U TRANSFERUA TEK INTERI/ Cedric prezantohet me një paralajmërim për Ronaldon

Cedric Soares, i transferuar nga Southampton tek Inter në këtë merkato të janarit, është prezantuar para shtypit dhe tifozëve.

“Në janar merkato është shumë e shpejtë. E dija prej kohësh se ekzistonte një mundësi, por marrëveshja është arritur menjëherë. Po mundohem të mësoj gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë portugezi.

Mes temave më interesante ka qenë edhe prania në Serie A e dy bashkatdhetarëve të tij, njëri nga të cilët mbulon pozicionin e tij në fushë.

“Nuk kam folur me Cristianon para se të vija. Është një mik i mirë, luajmë bashkë te Portugalia, por këtu jemi kundërshtarë dhe në fushë nuk ka miq”.

“Caneclo? Është një lojtar i madh, por ka karakteristika të ndryshme me të miat. Ka luajtur në krah në të kaluarën, unë kam qenë mesfushor, jemi shumë të ndryshëm”.

Related posts

“Mungon” Ronaldo, heroi Bale sjell Champion-sin e 13 në Madrid

Sadik.Autor

RASHICA PËRKRAHË CR7 DHE MBAPPE/ Shikoni çfarë i bën “UEFA” sulmuesit të Kosovës (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË PARTNERJA E DANI ALVES/ Joana Sanz ka nostalgji për Parisin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment