Futboll Gossip Sport

Messi festoi darkën e tij të parë si kapiten me skuadrën

Skuadra e Barcelonës u takua për darkën e parë të sezonit, e cila është gjithashtu e para që korrespondon me organizimin e argjentinasit Leo Messi si kapiten i ekipit, pas seancës stërvitore të së martës pasdites. Gjithçka ishte organizuar në prefeksion dhe asgjë nuk doli nga korniza.

Darka u organizua me sekretin më të madh dhe u organizatorët përpoqën të shmangnin çdo rrjedhje në mënyrë që media të mos mund të kapte imazhet e lojtarëve që mbërrinin ose largoheshin nga vendi i takimit. Është darkë tradicionale në të cilën veteranët dhe kapitenët i mirëpresin afrimet e reja të merkatos.

Në darkë ishin vetëm lojtarët, ashtu siç ndodh zakonisht në fillim të sezonit. Stafi teknik dhe asistentët shkojnë vetëm në festimet e titujve ose ato që mbahen në momente të veçanta të sezonit (kryesisht kur ekipi ka probleme). Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde në një gjest bashkëpunimi me lojtarët vendosën që seanca stërvitore e të mërkurës të zhvillohet në orën 18:30.

Në këtë merkato Barcelona ka afruar disa emra të rëndësishëm si: Clément Lenglet, Arturo Vidal, Arthur dhe Malcom. Gjithashtu katalanasit kanë afruar nga ekipi B mesfushorin Carles Alena si dhe El Haddadi Mohamed Munir dhe Sergi Samper, të cilët ishte në huazimi te Deportivo Alavés dhe Las Palmas. /EDS/

 

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Related posts

KORONAVIRUSI/ 4 skuadra të NBA-së marrin vaksinën anti-Covid në mes të kampionatit

Delo.autor

E FUNDIT/ Manchester City reagon për kalimin e Guardiolës te Juventusi

F.autor

KAMPION I BOTËS NË PESHËN E RËNDË/ Fury: Më ofruan 10 milionë dollarë për një duel që vlen 500 milionë

Delo.autor

Leave a Comment