Futboll Premier League Sport

U BLE ME BUJË/ Sulmuesi kërkon LARGIMIN nga ARSENALI: Nuk dua të jem…

Sulmuesi francez Alexandre Lacazette nuk dëshiron të luajë më si zëvendësues tek Arsenali, ndaj ka kërkuar që të largohet nga skuadra në merkaton e janarit, për të gjetur një ekip ku do të ketë mundësi të jetë titullar dhe të luajë më shumë. Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “Le 10 Sport”, sipas së cilës sulmuesi nuk është i kënaqur që është në stol dhe ka luajtur shumë pak minuta. Në të trija ndeshjet e këtij sezoni në Premier League, Lacazette e ka nisur nga stoli, duke qenë zëvendësuesi i Aubameyang.

Lacazette ka kërkuar që të largohet që në merkaton e këtij viti edhe pse kanë mbetur vetëm dy ditë nga 31 gushti, kur mbyllet merkato në Francë, Spanjë dhe Gjermani. Por ky transferim kur kanë mbetur edhe pak ditë duket i vështirë, pasi Arsenal nuk ka një zëvendësues, ndaj ka gjasa që sulmues të largohet në merkaton e janarit nëse situata nuk ndryshon. Menaxherët e sulmuesi francez kanë nisur bisedimet me disa klube për t’i gjetur një sistemin për merkaton e janarit.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Vllaznia-Luftëtari, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-0

Delo.autor

LAJM I KEQ PËR HOLANDËN/ Sulmuesi dëmtohet dhe mbyll Europianin

Delo.autor

FUTBOLLI SKOCEZ NË ZI/ Ndahet nga jeta në ditën e derbit ish-kapiteni 36-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment