Futboll La Liga

Rafinha jashtë grumbullimit: Barça “Ok” për huazimin falas te Inter, por…

Pasi ka mbyllur praktikisht me sukses transferimin e mbrojtësit Lisandro Lopez, skuadra e Inter tashmë kërkon me insistim përforcime në mesfushë.

Rafinha dhe Ramires janë dy objektivat kryesorë të skuadrës zikaltër. Referuar futbollistit të Barcelonës, mes palëve pritet që në ditët në vijim të ketë kontakte të reja. Ndërkohë, vetë futbollisti ka dhënë konfirmimin e tij për transferimin te Inter.

Njëherësh edhe Barcelona ka rënë dakord me huazimin falas të Rafinha, por jo për shifrën e blerjes pas huazimit. Inter ka propozuar 20 milionë plus bonuse.

Nga ana tjetër, klubi katalanas, duke njohur vlerën e brazilianit nuk dëshiron ta humbasë për aq  pak, kështu që kërkon një shumë më të lartë për shitjen e tij. Sipas asaj që raporton “Sky Sport”, katalanasit do të bëjnë të ditur gjatë ditëve të ardhshme se cili do të jetë çmimi i shitjes së Rafinha. Më pas do të jetë në dorën e Inter, që të pranojë, ose të pezullojë tratativat. Ndërkohë trajneri i Barças, Valverde ka vendosur ta lërë braziljanin jashtë grumbullimit për ndeshjen ndaj Real Sociedad, si një sinjal të qartë merkatoje.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Granit Xhaka ndëshkon Chelsea me një SUPER GOL nga goditja e dënimit (VIDEO)

Delo.autor

DUAN SUKSES NË ANGLI/ Arsenal vazhdon interesimin për SUPER yllin e Celticit

Isa.Autor

DRAMË PËR NJË PIKË/ Bayern i lëshon kreun “aspirinave”, Tuchel: Na duhet një pickim

F.autor

Leave a Comment