Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Barcelona firmos me TALENTIN URUGUAJAN më PREMTUES NË BOTË

Ronald Araújo, qendërmbrojtësi uruguaian, i cili është vetëm 19 vjeç dhe ka një shtatlartësi prej 1 metër dhe 88 centimetërm do të jetë përforcimi i ardhshëm i Barcelona-s. Sipas njoftimit të mediave amerikano-jugore, ARaujo do t’i kushtojë Barcelona-s pesë milion euro. Ndërkohë që pritet që të udhëtojë drejt klubit katalanas gjatë orëve në vijim për të përcaktuar dhe fatin e tij.

I lindur më 7 mars 1999 në Rivera (Uruguai), Araujo është një nga lojtarët që premtojnë shumë në futbollin uruguaian, kapiteni i ekipit U-20 dhe mund të luajë si mesfushor qendre apo edhe në qendër të mbrojtjes. Pozicioni i tij natyral është qendërmbrojtës i djathtë.

Araujo i përkiste Rentistas, klubit të Divizionit të Dytë uruguaian, i cili me talentin e tij kaloi te Boston River në Divizionin e Parë për një shifër rekord për një klub të një kategorie më poshtë, rreth 100,000 euro.

Related posts

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Kampionët e Francës kalojnë pastër transfertën e Nice

Delo.autor

16-VJEÇ E 6 MUAJ/ Kush është futbollisti me moshën më të re që u aktivizua këtë sezon në Superiore

Delo.autor

Akuzat ndaj Michael Oliver, Buffon njihet me dënimin e UEFA-s

Sadik.Autor

Leave a Comment