Futboll Shqipëri Sport

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Mesfushori Rexhbecaj: Do të ishte një ëndërr që të luaj me…

Elvis Rexhbecaj i cili aktivizohet në rradhët e skuadrës së Këlnit në Bundesligë, po zhvillon një sezon të kënaqshëm ku në 20 ndeshje ka realizuar 5 gola dhe ka bërë që tekniku i Gjermanisë U-23, Stefan Kuntz t’i japë një mundësi djaloshit me origjinë shqiptare tek kombëtarja e vogël e panzerave për të luajtur në Lojërat Olimpike.

Mesfushori 23-vjeçar i cili më parë ishte në dyshim zgjedhjeje në kombëtare midis asaj të Gjermanisë, Kosovës dhe Shqipërisë, por fjalët e tij në mediat vendase ai deklaroi se ka ëndërr të aktivizohet me fanelën e kombëtares gjermane:

“Stefan Kuntz më telefonoi në dhjetor, ai më përfshiu në listën e të grumbulluarve. Kjo më bën shumë krenar dhe është një shtysë për mua. Do të ishte një ëndërr që të luaj me Gjermaninë në Lojërat Olimpike.”

Related posts

FORMULA 1/ E bujshme, Ferrari nis negociatat me Lewis Hamilton

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT LARG “DJAJVE TË KUQ”/ Pogba zbulon: Një “ëndërr” transferimi tek…

Delo.autor

RRËFIM NDRYSHE NGA TË TJERËT/ Mbappe: Eksperienca jetësore vlen më shumë se paratë

Delo.autor

Leave a Comment