Futboll Premier League Sport

Ka tri ndeshjeve PA SHËNUAR GOL/ Aubameyang i gatshëm të BËHET PORTIER (VIDEO)

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, duke bërë shkaka, ka postuar një video në Twitter, ku shkruan se pas tri ndeshjeve pa shënuar gol, Arsenali i ka dhënë atij një detyrë të re, atë të portierit.
Më herët gjatë këtij sezoni, trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery, kishte thënë se Danny Welbeck mund të luajë si mbrojtës i krahut të majtë, dhe Aubameyangu mund të jetë lojtari i radhës i cili do ta ndryshojë pozitën e tij.

Sezonin e kaluar, ai arriti t’i shënojë 10 gola në 13 ndeshje të Premierligës. Ai u transferua në Arsenal nga Dortmund në janar të këtij viti për 63.75 milionë euro.

Megjithatë, ai ende nuk ka arritur të shënojë gol në tri ndeshjet e zhvilluara të sezonit të ri të Premierligës. Nga këto tri ndeshje, Arsenali e ka fituar vetëm të fundit kundër West Hamit, ndërsa ka pësuar disfatë kundër Chelseat dhe Manchester Cityt.

Megjithatë, në stërvitjen e së mërkurës, 29-vjeçari ia kishte zënë vendin Petr Cechut dhe Bernd Leno për shaka. Nga pesë goditjet në portën e tij, ai arriti të mbrojë katër nga to.

“Tri ndeshje pa shënuar gol!! Ata ma gjetën një punë të re”, thuhet në mbishkrimin e videos së postuar nga Aubameyang në Twitter.

Related posts

PAS FITORES “EL CLASICO”/ Rakitic: Nuk ka shumë skuadra në botë që…

Delo.autor

POLICIA I HOQI PATENTËN/ Inter gjobit me shumën e majme mesfushorin…

Delo.autor

Goditje e bujshme nga klubi i Superligës Kosovare, arrin akordin me mbrojtësin fierak

Isa.Autor

Leave a Comment