Futboll Premier League Sport

KAOS TOTAL/ Ylli i Man United NUK FIRMOS kontratë të re, pret shkarkimin e MOU

Vetëm nëse trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, shkarkohet, mbrojtësi i krahut të majtë, Luke Shaw do të nënshkruajë kontratë të re me klubin, raporton DailyMail. Raportohet se përfaqësuesit e Luke Shaw nuk kanë pranuar të takohen me drejtuesit e klubit për të biseduar për një kontratë të re, përkundër faktit se klienti i tyre ka qenë titullar në të tri ndeshjet e këtij sezoni të Premierligës.

Shaw është duke pritur ta shohë nëse Mourinho do të shkarkohet para se ai të marrë vendimin për të nënshkruar një kontratë të re. Kontrata e tij e tanishme me “Djajtë e kuq” përfundon në qershor të vitit 2019.

Luke Shaw kishte pasur probleme me trajnerin portugez sezonin e kaluar. Ai u përfshi vetëm në 11 ndeshje të Manchester Unitedit sezonin e kaluar, dhe përkundër formës së mirë që shfaqi në ato ndeshje, ai nuk zgjidhej si titullar.

Mundësia e largimit të trajnerit Jose Mourinho thuhet se është diskutuar edhe në dhomat e zhveshjes mes lojtarëve, pasi që spekulimet se ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mund ta zëvendësojë portugezin e kanë tërhequr vëmendjen e lojtarëve të Manchester Unitedit.

Lojtarët e Manchester Unitedit besojnë se trajneri i tyre, Jose Mourinho, do të shkarkohet nëse nuk arrin të sigurojë fitore të dielën kundër Burnleyt.

Related posts

“BUFFON KISHTE FRIKË TË LUANTE PREJ GRERËZAVE”/ Capello: Por, pas 5 minutash…

Delo.autor

“DRIDHET INTERI”/ Ja kur do të rikthehet në fushë MESSI, pritet të udhëtojë në MILANO

Isa.Autor

SHËNOI GOLIN E 500/ Ibrahimovic, si MESSI dhe RONALDO: Jam “ZOTI I GOLIT” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment