Futboll Sport

IBRA MBETET I NJËJTË/ Suedezi i vë DUART NË FYTYRË kundërshtarit, GJOBITET RËNDË (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic është gjobitur me një vlerë të pazbuluar akoma, pas një veprimi të ashpër që bëri ndaj lojtarit kundërshtar në ndeshjen ndaj Los Angeles.

Pas derbit të zhvilluar mes LA Galaxy dhe Los Angeles, i njohur ndryshe si “El Trafico”, Lee Nguyen pretendoi se Ibra e kishte goditur atë. Një video e publikuar në mediat sociale, tregon ish-sulmuesin e Manchester United ndërsa i vendos duart në fytyrë mesfushorit 31-vjeçar.

“Nuk jam shumë i sigurt për rregullat e MLS, por mendoj se në ditët e sotme është normale të godasësh të tjerët. Pra, duhet të shkojmë dhe t’i vendosim duart në fytyrë lojtarëve të tjerë. Rregullat ekzistojnë, kështu që loja mbetet e bukur”- ka shkruar ai në një postim në “Twitter”.

“El Trafico” përfundoi në shifrat e barbarta 1-1 ditën e premte. Sulmuesi suedez ka arritur të realizojë deri më tani me fanellën e La Galaxy 16 gola në 20 ndeshje të zhvilluara.

Related posts

Flet talenti që refuzoi Shqipërinë: Nuk jam shqiptar, jam shqiptar i Kosovës. Aty kam më shumë…

Q.Autor

U PËRFOL PËR NJË HUAZIM TEK FIORENTINA/ Marotta heq nga merkato të preferuarin e tifozëve…

Delo.autor

Mourinho jep urdhër, kërkon mbrojtësin e Juventus…

Q.Autor

Leave a Comment